Lajmet

19.03.2018

Volvo lançon autoveturën e re të gjithanshme me portobagazh V60

Volvo Cars, prodhuesi i automjeteve premium, zbuloi sot autoveturën e re premium me pesë dyer V60, autoveturë me portobagazh në segmentin e mesëm, duke theksuar pozicionin e kompanisë suedeze si prodhues i automjeteve që ndërthurin pamjen e bukur me prakticitetin e përditshëm.

Volvo Cars, prodhuesi i automjeteve premium, zbuloi sot autoveturën e re premium me pesë dyer V60, autoveturë me portobagazh në segmentin e mesëm, duke theksuar pozicionin e kompanisë suedeze si prodhues i automjeteve që ndërthurin pamjen e bukur me prakticitetin e përditshëm.

Automjeti u lançua në ambientin e tij natyral – rruga hyrëse e një shtëpie familjare në Stokholm – duke theksuar origjinën e Volvo Cars për autoveturat familjare me portobagazh dhe preçizuar se si dizajni i gjithanshëm i V60 plotëson realitetet dhe nevojat e ndryshme të jetës moderne familjare.

Pak prodhues automjetesh mund të barazojnë historinë dhe besueshmërinë e Volvo Cars në bërjen e autoveturave praktike dhe të gjithanshme me portobagazh.

“Shoferi i autoveturave familjare me portobagazh është një klient i rëndësishëm për biznesin tonë dhe kështu ka qenë dhe për brezat e mëparshëm,” tha Håkan Samuelsson, President dhe CEO i Volvo Cars. “V60 e re e nderon këtë traditë, dhe e shtyn shumë më tej.”

V60 e re përdor platformën “Scalable Product Architecture (SPA)” të Volvo Cars së bashku me fituesin e çmimeve, XC60 e re dhe katër automjetet e Serisë 90, të cilat kanë qenë forca kolektive pas performancës rekord të shitjeve në vitet e fundit.

V60 e bazuar tek SPA prezanton një standart të ri në segmentin e mesëm të autoveturave me portobagazh, me një interior luksoz, nivele të rritura të hapësirës, lidhje të avancuar, plus sistemet e fundit të Volvo Cars për mbështetjen e shoferit dhe teknologji të tjera sigurie.

“V60 është realisht epiqendra e markës Volvo,” tha Robin Page, Zëvendëspresident i Dizajnit tek Volvo Cars. “Ajo është e rafinuar, ka një qëndrim dhe proporcione të bukura, por edhe praktike dhe e gjithanshme.”

Duke pasqyruar shpalljen e Volvo Cars, e para në këtë industri, për ti elektrifikuar të gjithë automjetet e reja nga 2019, V60 vjen me dy variante plug-in hybrid: i riu T6 Twin Engine AWD petrol plug-in hybrid që gjeneron 340kf ose T8 Twin Engine AWD petrol plug-in hybrid që gjeneron 390kf.

Motorrët e benzinës ofrohen në variantin T5 ose T6. Drejtuesit që preferojnë naftën mund të zgjedhin motorret D3 ose D4.

V60 e re përforcon pozicionin e Volvo Cars si udhëheqëse e industrisë përsa i përket sigurisë, me një listë të gjatë pajisjesh sigurie që janë standart, duke përfshirë sisteme të avancuara mbështetjeje drejtuesi të njohura nga Seritë 90 dhe XC60, duke e bërë V60 e re një nga automjetet më të sigurta në rrugë.

City Safety me teknologji vetë-frenuese përdor sisteme zbulimi dhe frenim automatik për të asistuar drejtuesin në shmangjen e përplasjeve të mundshme, dhe është sistemi i vetëm në treg që njeh këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Për herë të parë në botë, City Safety përdor vetë-frenimin për të zvogëluar përplasjet me automjetet që vijnë përballë.

Sistemi Pilot Assist (Asistenti i Pilotimit) – i cili mbështet shoferin në drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin në rrugë të vijëzuara mirë deri në 130km/orë – është përmirësuar përsa i përket performancës në kthesa. V60 përfshin gjithashtu Run-off Road Mitigation (ul rrezikun e daljes nga rruga), Oncoming Lane Mitigation (ul rrezikun e përplasjes me një automjet që vjen përballë në korsinë tjetër) dhe të tjera sisteme asistence drejtimi. Sistemi opsional Cross Traffic Alert (gjatë daljes prapa nga parkimi, mundëson shmangjen e përplasjes me automjetet që kalojnë tërthorazi) me vetëfrenim përmirëson më tej sigurinë për njerëzit brenda dhe jashtë automjetit.

Sistemi Sensus i informacionit dhe zbavitjes së Volvo Cars është plotësisht i përputhshëm me Apple CarPlay, Android Auto dhe 4G, dhe i mban drejtuesit të lidhur gjatë gjithë kohës. Sistemi kontrollohet nëpërmjet ekranit me prekje në stilin e një tableti i cili ndërthur funksionet e automjetit, navigimit, shërbimeve të lidhjes dhe aplikacioneve të zbavitjes.

#newV60

-------------------------------

Volvo Car Group në 2017

Për vitin financiar 2017, Volvo Car Group regjistroi një fitim operativ prej 14,061 MSEK (11,014 MSEK në 2016). Të ardhurat gjatë kësaj periudhe arritën në 210,912 MSEK (180,902 MSEK). Për vitin e plotë 2017, shitjet globale shënuan një rekord prej 571,577 automjetesh, një rritje me 7.0 për qind krahasuar me 2016. Rezultatet nënvizojnë transformimin e përgjithshëm të operacioneve dhe financave të Volvo Cars në vitet e fundit, duke e pozicionuar kompaninë për fazën tjetër të rritjes së saj.

Rreth Volvo Car Group

Volvo ka qenë në veprim që nga 1927. Sot,Volvo Cars është një nga markat më të mirënjohura dhe të respektueshme të automjeteve në botë me shitje të 534,332 automjeteve në 2016 në rreth 100 vende.. Volvo Cars është në pronësinë e Zhejiang Geely Holding (Geely Holding) të Kinës që nga 2010. Ajo bënte pjesë në Swedish Volvo Group deri në 1999, kur kompania u ble nga Ford Motor Company e SHBA-ve. Në 2010, Volvo Cars u ble nga Geely Holding.

Që nga dhjetori 2016, Volvo Cars ka mbi 31,000 punonjës në mbarë botën. Zyra qendrore, zhvillimi i produktit, funksionet e marketingut dhe administrimit të Volvo Cars gjenden kryesisht në Gothenburg, Suedi.. Zyra qendrore e Volvo Cars për Kinën gjendet në Shanghai. Fabrikat kryesore të prodhimit të automjeteve janë në Gothenburg (Suedi), Gent (Belgjikë), Chengdu dhe Daqing (Kinë), ndërsa motorrët prodhohen në Skövde (Suedi) dhe Zhangjiakou (Kinë) dhe komponentët e karrocerisë në Olofström (Suedi).