Lajmet

26.06.2019

Volvo Cars bashkohet me pilot projektin inovativ pan – Evropian për ndarjen e të dhënave në fushën e sigurisë

Volvo Cars po bashkon forcat me prodhuesit e tjerë automobilistik, ofruesit e shërbimeve dhe qeveritë kombëtare në një pilot projekt inovativ pan-Evropian për të shpërndarë të dhënat e sigurisë në komunikacion, të gjeneruara nga veturat dhe infrastruktura, në interes të rrugëve më të sigurta për të gjithë.

 

Pilot projekti i drejtuar nga partneriteti publiko-privat i quajtur European Data Task Force, bashkon disa nga prodhuesit kryesorë të industrisë automobilistike në Evropë, ofruesit e shërbimeve si dhe shumë shtete anëtare të BE.

 

Partnerët do të ndajnë të dhëna anonime të sigurisë ose shërbime në lëminë e sigurisë bazuar në ato të dhëna me pilotin nëpërmjet platformës cloud.Volvo Cars do të kontribuojë në pilot projektin duke siguruar të dhëna në kohë reale nga teknologjitë e para të konektuara me industrinë e sigurisë, Hazard Light Alert dhe Slippery Road Alert.

 

Për shembull, prodhuesit e veturave mund të përdorin të dhënat për të paralajmëruar shoferët lidhur me rreziqet e mundshme që mund të paraqiten në rrugë, ndërsa ofruesit e shërbimeve mund të japin të dhënat e tyre nëpërmjet shërbimeve të drejtpërdrejta të trafikut (live traffic services) dhe shërbimeve të trafikut të operuara nga autoritetet kombëtare të rrugëve.

 

Pilot projekti, përtej kufijve dhe markave në baza reciproke, si qëllim kryesorë ka përmirësimin e sigurisë në komunikacion për të gjithë. Grupi Punues i të Dhënave Evropiane (European Data Task Force) u themelua në vitin 2017 pikërisht për këtë qëllim: për ta bërë ngajsen më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugëve duke i dhënë përparësi shoqërisë mbi fitimin monetar.

 

Volvo Cars, disa vite me radhë ka bërë thirje për ndarjen e hapur dhe reciproke të të dhënave anonime të sigurisë. Në vitin 2017, drejtori ekzekutiv dhe kryetari i kompanisë Volvo, Hakan Samulesson në një konferencë të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel deklaroi se

ndarja e të dhënave ndërmjet qeverive dhe prodhuesve automobilistik  është gjëja më se e duhur për të bërë.

 

 

“Mendojmë se ky lloj i ndarjes anonime të të dhënave duhet të bëhet falas, për të mirën dhe përfitimin më të gjërë të shoqërisë. Ndarja e të dhënave, kursen jetën, kohën dhe paratë e taksapaguesve ”, Zr. Samulesson në atë kohë tha Un u bëj thirrje prodhuesve të tjerë të makinave dhe qeverive të punojnë me ne për të realizuar këtë lloj ndarje të të dhënave sa më shumë që është e mundur

 

Sistemet e sigurisë së Volvo Cars lejojnë që veturat Volvo të komunikojnë me njëri tjetrin dhe të paralajmërojnë drejtuesit e makinave lidhur me kushtet dhe rreziqet e rrugëve rrëshqitëse në afërsi nëpërmjet rrjetit të bazuar në platformën cloud. Të dyja tiparet u prezantuan për herë të parë në vitin 2016 dhe janë të disponueshme në të gjitha modelet e reja Volvo në të gjithë Evropën.

 

Ndarja e të dhënave të trafikut në kohën e  duhur mund të sigurojë nxitje të fuqishme për sigurinë e përgjithshme të komunikacionit dhe të bëhet më e ndikueshme në raste kur sa më shumë vetura  janë të konektuara. Që nga viti i kaluar, Volvo Cars dhe Volvo Trucks kanë ndarë të dhënat për të njoftuar drejtuesit e automjeteve për rreziqet e afërta me të cilat mund të ballafaqohen në Suedi dhe Norvegji.

 

“ Sa më shumë të dhëna të kemi ndarë nga lëmia e sigurisë së automjeteve në kohë reale, aq më të sigurta bëhen rrugët tona, “ tha Malin Ekholm, zëvendëspresidentja në Qendrën e sigurisë së Volvo Cars. “ Kjo është arsyeja se pse grupi punues i të dhënave evropjane (European Data Task Force) është iniciativë aq e rëndësishme.Shpresojmë të sjellim në bord edhe më shumë partnerë që ndajnë angazhimin dhe përkushtimin tonë për sigurinë. ”