Lajmet

17.06.2019

Volvo Cars dhe POC zhvillojnë test për qëndrueshmërinë(përplasjen) e helmetave numër 1 për vetura dhe biçikleta

Volvo Cars,  lider i sigurisë në indutrinë automobilistike po bashkohet me markën e lartë suedeze, sportive dhe te sigurisë POC për sërë testesh numër 1 në botë të përplasjeve të helmetave të motoçikletave kundrejt veturave, si pjesë e projektit të ri kërkimorë novator që synon të mbroj në të ardhmen çiklistët.

 

Partneritetit është shembulli më i fundit i pozitës udhëheqëse të Volvo Cars në zhvillimin e sigurisë dhe ambicjen e saj për të përmirësuar sigurinë rrugore për të gjithë nëpërmjet një qasje bashkëpunuese dhe ndarjes së njohurive.

 

Aksidentet ndërmjet biçikletave dhe veturave shpesh mund të çojnë në lëndime serioze ose vdekje, prandaj Volvo Cars ka strategji të qartë për të shmangur krejtësisht këto lloje të aksidenteve me ndihmën e teknologjive aktive të sigurisë.

 

Detektimi i çiklistëve me frenim të plotë automatik përdor kamerat e veturave dhe radarët për të zbuluar çiklistët, paralajmërojnë shoferin për përplasje të afërt dhe për të aktivizuar frenat nëse nevoiten veprime të mëtejshme. Është zhvillim i sistemit automatik të frenimit emergjent të Volvo Cars dhe sistemeve të zbulimit të këmbësorëve, në përputhje me vizonin e sigurisë.

 

 Projekti i hulumtimt Volvo-POC përbëhet nga një sërë testesh speciale të dizenjuara për testim të përplasjeve në objektet e hulumtimit të sigurisë Volvo Cars në Gothenburg, Suedi dhe është pjesë e një projekti më të gjërë kërkimor për të kuptuar llojet e lëndimeve afatgjata të pësuara nga çiklistët.

 

Gjatë këtyre testeve, helmetat e biçikletave POC janë të veshura nga kokat e kukullave të projektuara për testim dhe janë të montuara në platformë testimi, nga ku ato lëshohen në pjesë të ndryshme të kapakut të një veture statike Volvo, me shpejtësi dhe kënde të ndryshme për matje të ndryshme.

 

Testet bazohen në procedurat ekzistuese të testimit rregullator për mbrojtjen e kokës së këmbësorëve. Kjo i mundëson Volvo Cars dhe POC të bëjnë krahasim të drejtpërdrejtë në mes veshjes dhe mos përdorimit të helmetës.

 

Procedurat aktuale të testimit të helmetave të biçikletave janë mjaft rudimentare, duke përfshirë helmetat që bien nga lartësi të ndryshme në sipërfaqe të sheshtë ose të pambrojtur dhe nuk marrin parasysh automjetet në aksidentet me biçikleta. Projekti Volvo-POC synon të përmirësojë dhe avancojë më tej testimet e tilla.

 

Studimet nga projekti kërkimor do të ndihmojnë që POC të bëjë helmeta më të sigurta dhe më mbrojtëse në rast të aksidentit të veturave dhe biçikletave, ndërsa testet do të ofrojnë gjithashtu njohuri dhe të dhëna të velfshme për Volvo Cars në këto lloje aksidentesh për zhvillimin e ardhshëm.

 

 

“ Ky projekt me POC është një shembll i mirë i frymës sonë pionere, ” tha Malin Ekholm, Zëvendëspresidentja në Qendrën e Sigurisë së Volvo Cars dhe një nga inxhineret kryesorë të sigurisë së kompanisë. “ Ne shpesh zhvillojmë metoda të reja testimi për sfidimin e skenarëve të trafikut. Qëllimi ynë nuk është vetëm të plotësojmë kërkesat ligjore ose të kalojmë testimet e vlerësimit. Në vend të kësaj, ne shkojmë  përtej vlersimeve, duke përdorur situata reale të trafikut për të zhvilluar teknologji që përmirëson më tej sigurinë. ”

 

Me mbi 60 çmime ndërkombëtare në fushën e sigurisë, inovacionit dhe dizajnit, POC ka ndërtuar reputacion për ta sfiduar mençurinë konvencionale dhe duke kërkuar kërkime të reja, shkencës dhe inovacioneve t’ju ofroj mënyra të reja të të menduarit për të zvogëluar aksidentet.

 

 “ Ashtu si Volvo Cars, siguria është qendra e misionit tonë dhe i drejtonë të gjitha idetë dhe inovacionet tona, ” tha Oscar Huss, udhëheqësi i zhvillimit të produktit në POC. “Duke punuar ngushtë me udhëheqësit shkencorë në POC Lab, ne përpiqemi të udhëheqim në futjen e ideve të reja të sigurisë. Standardet e certifikimit janë thelbësore, por ato kurrë nuk duhet të kufizojnë gatishmërinë tonë për të parë përtej parametrave të tyre me qëllim të gjetjes së mënyrave më të mira dhe më inovative për të zvogeluar pasojat e aksidenteve.”

 

Në vitet e fundit, Volvo Cars është fokusuar gjithashtu në mbrojtjen e njerëzve jashtë makinave të tyre. Për shembull, Volvo Cars, lançoi detektuesin e këmbësorëve me “autobrake” të plotë në vitin 2010 dhe detektuesin e çiklistëve me frenim të plotë në vitin 2013. Të dyja teknologjitë vijnë si standard në të gjitha veturat Volvo si pjesë e pakos për siguri në qytet (City Safety package) dhe kanë ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së përgjithshme të trafikut.

 

Në një bashkëpunim të mëhershëm, Volvo Cars dhe POC kanë punuar në pilot për të lidhur helmetat për biçikleta me veturat për të ndihmuar në shmangien e aksidenteve.

 

Shënime për redaktorët

 

  • Ky projekt kërkimor është pjesë e një projektit më të gjërë për të kuptuar llojet e dëmtimeve afatgjata të bëra nga çiklistët dhe zhvillimin e parimeve mbrojtëse për përfitimet e sigurisë në trafikun rrugor. Palët e përfshira në projektin më të madhë janë Volvo Cars, POC, KTH, Instituti Mbretërorë i Teknologjisë, MIPS dhe Autoliye. Projekti është pjesërisht i finanasuar nga Vinnova. Rezultatet nga ky projekt kërkimor do të bëhen publike.
  • POC Lab është forum shkencorë i saj, i cili bashkon ekspertë nga një sërë disiplinash dhe nga medicina për të mbështetur dhe këshilluar POC në sigurimin se ajo që zhvillon është mbrojtja më e besueshme dhe më e avancuar në treg.

 

-------------------------------

 

Reth POC

E themeluar në vitin 2005,POC është prodhuesi kryesorë i helmetave syzeve, armor, veshje dhe pajsje. Kompani suedeze me mision të fuqishëm: “ për të mbrojur jetën dhe për të zvogëluar pasojat e aksidenteve për sportistet ose për këdo që është frymëzuar të bëhet I tille” POC ka fituar mbi 60 çmime ndërkombëtare për inovacion, siguri dhe mbrojtje, duke përfshirë çmimin prestigjioz ”Brand of the Year” të industrisë së prodhimit të biçikletave.

 

Për më shumë informata, ju lutemi të vizitoni: www.pocsports.com