Lajmet

17.06.2019

Volvo Cars dhe Varjo e lançojnë aplikacionin e parë botëror të përzier realiteti për zhvillim veturash

E ardhmja e zhvillimit të veturave është këtu: Volvo Cars dhe  Varjo, prodhuesi finlandez i kompletit të kokës  me realitet të lartë me shtesë kanë krijuar një qasje realiteti të përzier së dorës së parë me famë botërore për ti vlerësuar prototipat , dizajnet dhe teknologjitë për siguri aktive.

 

Bashkëpunimi do të përforcohet në të ardhmen nga  vendimi i Fondit Teknologjik të  Volvo Veturave të investuar në Varjo. Fondi teknologjik është fond kapital ndërmarrës i prodhuesit të veturave e cila do të investon në bizneset fillestare të teknologjisë me potencial të lartë.

 

Volvo Cars dhe Varjo e kanë bërë të mundshme për herë të parë të vozisin në veturë reale derisa janë duke mbajtur një komplet i kokës  me realitet të përzier , pa u vërejtur me shtim të elementëve virtuel ose veçorive të plota që duken të realta edhe për vozitësin edhe për senzorët e veturës, për qëllime zhvillimore. Deri më tani, asnjë prodhues veturash nuk e ka bërë të mundur këtë gjë.

 

Kompleti i kokës   Varjo XR-1 , i lançuar sot , mundëson realitet virtuel ose të përzier fotorealistik në një rezolutë të definicionit të lartë më mirë se ndonjë që është aktuale momentalisht. Siç është,  XR-1 mund në mënyrë radikale të zvogëlon zhvillimin e  kornizave  kohore duke krijuar aftësi të re për ti vlerësuar veçoritë dhe dizajnët gati se urgjentisht.

 

I krahasuar me paraardhësin , XR-1 ka shtesë të kamerave me definicion të lartë te kompleti i kokës dhe e mundëson realitetin e përzier. Kjo i lejon dizajnerëve dhe inxhinerëve  të  Volvo Cars për të vozitur veturat e së ardhmes dhe për të vlerësuar të gjitha veçoritë në një mjedis simulimi shumë vite para se të ekzistojnë , duke i mundësuar kompanisë për të zhvilluar vetura më të sigurta me përvojën më të mundshme të rafinuar të përdoruesit. .

 

“Me këtë qasje të realitetit të përzier, ne mund të fillojmë ti vlerësojmë dizajnet dhe teknologjitë derisa janë akoma në dërrasën e skicimeve ,” tha  Henrik Green, oficeri kyç i teknologjisë tek Volvo Cars. “Në vend të mënyrës së zakonshme statike të vlerësimit të produkteve dhe ideve të reja , ne mund të testojmë koncepte në rrugë urgjentisht. Kjo qasje ofron kursime të konsiderueshme potenciali duke i identifikuar prioritetet dhe pastrimin e pengesave shumë më herët në dizajn dhe në procesin e zhvillimit .”

 

 XR-1 gjithashtu i lejon inxhinerëve të  Volvo Cars të zhvillojnë dhe vlerësojnë solucione të sigurisë aktive shumë më herët. Ekspertët e sigurisë do të mund të vozisin vetura reale duke i bajtur kompletin e kokës  XR-1 në premisat e hulumtimit të Volvos në Suedi , duke testuar sisteme virtuele të sigurisë aktive të imponuara nëpërmjet realitetit të shtuar mbi mjedisin e jetës reale. 

 

 

Teknologjia e saktësisë së lartë për përcjelljen e syrit e ngulitur brenda  XR-1 e bën më të lehtë për ti vlerësuar se si vozitësit përdorin një funkcionalitet të ri dhe a janë ato të hutuara në çfarëdo mënyre. Kjo qasje e bazuar në teknologji për ti matur  nivelet e hutimeve e siguron kompaninë që  Volvo Cars mund të zhvillon veçori të reja pa shkaktuar hutime shtesë.

 

“Nga vetë fillimi , vizioni ynë ka qenë që të krijojmë një prodhim që pa vërejtur të lidh realen dhe virtuelen së bashku ,” tha Niko Eiden, krijuesi dhe DZE-s të  Varjo. “Këto mënyra jashtëzakonisht të avancuara me të cilat  Volvo Cars e përdor  XR-1 tregon se teknologjia e  Varjo’s mundëson gjëra të më parë kanë qënë të pamundura. Së bashku me Volvon ne kemi filluar një epokë të re në realitetin e përzier profesional."

 

Volvo Cars është një pioner brenda industrisë automobilistike duke përdorur realitet virtuel dhe të shtuar në dizajnin e tij dhe punën zhvillimore. Partneriteti me Varjo është manifestim më i fundit dhe më i avancuar i pozitës së fortë të kompanisë në këtë fushë. Volvo Cars beson në fuqinë e partneriteteve të mençura me kompanitë udhëheqëse teknologjike për të zhvilluar teknologjitë e gjeneratës së ardhme.

 

“Varjo është një lider i qartë në fushën e saj ,” thotë  Zaki Fasihuddin, DZE të Fondit teknologjik të  Volvo Cars. “Teknologjia e kompanisë premton shumë në të ardhmen , por gjithashtu ofron aplikacione të qarta gati aty  për aty për  Volvo Cars. Varjo është një shembull tipik i llojit të kompanisë që ne kërkojmë të investojmë në .”

 

Kompleti i kokës  Varjo XR-1 dhe aplikacioni i  Volvo Cars’ të teknologjisë janë demonstruar që nga sot te Panairi Botëror i Realitetit të Shtuar në santa Klara të Kalifornisë. Një patentë eshtë plotësuar për aplikacionin e teknologjisë.