MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

28.09.2017

XC40 e re plotëson linjën globale të Volvo-s për segmentin me rritje të shpejtë të automjeteve SUV premium

Volvo Cars, prodhuesi premium i automjeteve, zgjeron sot më tej linjën e automjeteve SUV me lançimin e SUV-it të vogël premium XC40 në Milano, Itali.

Ardhja e XC40 do të thotë që për here të parë në historinë e saj, Volvo Cars ka tre SUV-e të reja, të disponueshme globalisht në segmentin me rritje më të shpejtë në tregun automotiv, duke hapur rrugën për rritje të mëtejshme përsa i përket shitjeve dhe profitabilitetit.

XC40 e re është modeli i parë i platformës CMA (Arkitektura Modulare Kompakte) të Volvo Cars, e cila do të mbështesë të gjithë automjetet e ardhshme të Serisë 40 duke përfshirë automjetet plotësisht të elektrifikuara. E bashke-zhvilluar me Geely, CMA i jep kompanisë ekonomitë e shkallës, të nevojshme për këtë segment.

“XC40 është modeli ynë i parë në segmentin e SUV të vegjël, i cili zgjeron joshjen e markës Volvo dhe e lëviz atë në një drejtim të ri,” tha Håkan Samuelsson, president dhe drejtor ekzekutiv. “Ajo përfaqëson një anëtar të ri, të freskët, krijues dhe dallues të linjës së modeleve Volvo. Kështu që është e natyrshme të zbulojmë XC40 këtu në Milano, një qendër gumëzhuese evropiane për modë, art, dizajn dhe jetesë.”

Në aspektin e teknologjisë, XC40 sjell në segmentin e SUV të vegjël teknologjitë që kanë fituar çmime të sigurisë, lidhjes dhe info-zbavitjes të njohura tek automjetet e reja të serisë 90 dhe 60. Si vëllezërit e motrat e mëdhenj, XC40 thekson efektin transformues të këtyre teknologjive të reja e të zhvilluara në shtëpi, mbi markën dhe profitabilitetin.

Këto teknologji e bëjnë XC40 një nga SUV-et e vegjël premium më të pajisura në treg. Karakteristikat e sigurisë dhe të asistencës së drejtuesit tek XC40 perfshijnë sistemin Pilot Assist të Volvo Cars, City Safety, mbrojtjen dhe shmangien Run-off Road, Cross Traffic Alert me support frenimi dhe kamera 360° që ndihmojnë drejtuesit të manovrojnë automjetet e tyre në hapësira të ngushta parkimi.

XC40 ofron gjithashtu një qasje të re radikale për vendosjen e sendeve brenda automjetit. Dizajni i brendshëm gjenial i siguron drejtuesve të XC40, ndërmjet të tjerave, më shumë hapësira funksionale për sendet tek dyert dhe poshtë ndenjëseve, një hapësirë të veçantë për telefonat që përfshin karikimin induktiv, një grep të palosshëm për çanta të vogla dhe një mbajtëse të heqshme për mbetjet në kroskotin qëndror.

Që nga fillimi i prodhimit, XC40 do të jetë e disponueshme me një motorr Drive-E me 4 cilindra D4 naftë ose T5 benzinë. Opsione të tjera motorrësh, duke përfshirë një version hibrid si dhe një plotësisht elektrik, do të shtohen më vonë. XC40 do të jetë gjithashtu modeli i pare Volvo i disponueshëm me motorrin e ri me 3-cilindra të Volvo Cars.

Prodhimi i XC40 së re fillon në nëntor në fabrikën e Volvo Cars në Gent, Belgjikë.

Volvo Car Group në 2016
Për vitin financiar 2016, Volvo Car Group regjistroi një fitim operativ prej 11,014 MSEK (6,620 MSEK në 2015). Të ardhurat gjatë kësaj periudhe arritën në 180,672 MSEK (164,043 MSEK). Për vitin e plotë 2016, shitjet globale shënuan një rekord prej 534,332 automjetesh, një rritje me 6.2 për qind krahasuar me 2015. Shitjet rekord dhe fitimi operativ i hapën rrugën Volvo Car Group për të vazhduar investimin në planin e tij të transformimit global.

Rreth Volvo Car Group
Volvo ka qenë në veprim që nga 1927. Sot,Volvo Cars është një nga markat më të mirënjohura dhe të respektueshme të automjeteve në botë me shitje të 534,332 automjeteve në 2016 në rreth 100 vende.. Volvo Cars është në pronësinë e Zhejiang Geely Holding (Geely Holding) të Kinës që nga 2010. Ajo bënte pjesë në Swedish Volvo Group deri në 1999, kur kompania u ble nga Ford Motor Company e SHBA-ve. Në 2010, Volvo Cars u ble nga Geely Holding.

Që nga dhjetori 2016, Volvo Cars ka mbi 31,000 punonjës në mbarë botën. Zyra qendrore, zhvillimi i produktit, funksionet e marketingut dhe administrimit të Volvo Cars gjenden kryesisht në Gothenburg, Suedi.. Zyra qendrore e Volvo Cars për Kinën gjendet në Shanghai. Fabrikat kryesore të prodhimit të automjeteve janë në Gothenburg (Suedi), Gent (Belgjikë), Chengdu dhe Daqing (Kinë), ndërsa motorrët prodhohen në Skövde (Suedi) dhe Zhangjiakou (Kinë) dhe komponentët e karrocerisë në Olofström (Suedi).

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
T: +355697080950 (Shitja)

E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)
T: +355697072755 (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00

SERVIS

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00