MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

09.06.2017

Ekspertët e sigurisë të Volvo Cars marrin çmim prestigjios nga Administrata e Sigurisë Rrugore e SHBA-s

Volvo Cars, prodhuesit të automjeteve premium, sinonim i sistemeve të avancuara të sigurisë, i është njohur përsëri kontributi në përmirësimin e sigurisë në trafik dhe pakësimin e fataliteteve dhe dëmtimeve serioze në rrugët tona nga Administrata e Sigurisë Rrugore (NHTSA) në Shtetet e Bashkuara.



Per Lenhoff, Menaxher i Lartë, dhe Magdalena Lindman, Eksperte Teknike e Analizës së të Dhënave të Sigurisë në Trafik, të cilët punojnë në Qendrën e Sigurisë të Volvo Cars, një nga objektet testuese më të avancuara në industrinë automobilistike, janë përgëzuar nga NHTSA për kontributin e tyre në rritjen e sigurisë në trafik. Përgjatë viteve ata kanë punuar për zhvillimin e një game sistemesh, duke përfshirë Mbrojtjen e Udhëtarit ne Rast Dalje nga Rruga te Automjetit, si dhe metodat testuese fizike dhe CAE (Computer Aided Engineering) që fikson dhe përsërit përplasjet në jetën reale.
 
Me një fokus të qartë në adresimin e sigurisë në jetën reale, si Magdalena Lindman ashtu dhe Per Lenhoff kanë kontribuar thelbësisht në nivelet e larta të sigurisë të produkteve të fundit të Volvo Cars duke përfshirë XC60 e re. XC60 e re u lançua në treg me nivelet më të larta të sistemeve të asistencës për shoferin dhe suportit për timonin, si pajisje standarte.
 
“Ne jemi të lumtur të marrim këtë vlerësim për punën tonë,” tha Magdalena Lindman, Eksperte Teknike, Analiza e të Dhënave të Sigurisë në Trafik. “Qëllimi ynë është ti bëjmë rrugët tona një vend më të sigurtë për këdo. Prandaj ne i japim shumë rëndësi kuptimit të të dhënave nga bota reale. Ne tek Volvo Cars nuk i projektojmë automjetet tona vetëm për të kaluar testet e sigurisë – ne i projektojmë ato për të shpëtuar jetë. Kjo ka qenë gjithmonë pika jonë e fillimit.”
 
Lindman dhe Lenhoff i bashkohen një klubi ekskluziv të inxhinjerëve të sigurisë tek Volvo, të cilët e kanë marrë këtë çmim në vitet e mëparshme për punën e tyre mbi inovacionet në fushën e sigurisë.
 
“Ne jemi shumë të kënaqur që Magdalena dhe Per kanë marrë këtë çmim nga NHTSA për punën e tyre të shquar. Themeli i Volvo Cars është ndërtuar nëpërmjet mbrojtes së njerëzve, kuptimit të nevojave të tyre dhe bërjes të jetës së tyre më të mirë. Qasja jonë e qëndrueshme për adresimin e sigurisë në jetën reale ka patur përgjatë viteve një impakt të qartë në jetën e shumë njerëzve. Vizioni ynë është që askush nuk duhet të vritet apo dëmtohet rëndë në një automjet të ri Volvo nga 2020,” tha Malin Ekholm, Zëvendëspresident, Qendra e Sigurisë së Volvo Cars.
 
Volvo Cars është unike në industrinë automobilistike për qasjen e saj tek siguria. Që nga 1970 marka suedeze ka mbledhur të dhëna nga mijëra aksidente në botën reale me synimin për të kuptuar dhe adresuar më mirë nevojat e sigurisë në jetën reale. Vizioni i Sigurisë dhe Siguria në Jetën Reale janë pjesë e programit të qëndrueshmërisë të Volvo Cars – Omtanke.
 

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj
T: +355697080950 (Shitja)
T: +355697072755 (Servis)

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë: 08:00 - 17:00
E shtunë: 08:00 - 15:00

SERVIS

E hënë - E premtë: 08:00 - 17:00
E shtunë: 08:00 - 15:00