MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

14.03.2017

Volvo Cars zbulon SUV-in premium XC60 e Re

Volvo Cars, prodhuesi i automjeteve premium, zbuloi sot në Geneva Motor Show SUV-in premium XC60 e Re që pritej prej një kohe të gjatë.

Automjeti i ri zëvendëson Volvon shumë të sukseshme XC60, e cila gjatë nëntë viteve që nga lançimi u bë SUV-i më i shitur në Evropë në segmentin mesatar premium, me afërsisht një milion automjete të shitura globalisht. XC60 përfaqëson sot rreth 30 përqind të shitjeve globale të Volvos.

“Ne kemi një trashëgimi të fortë në projektimin e SUV dinamike dhe plot stil, që ofrojnë fjalën e fundit të teknologjisë. XC60 e re nuk do të jetë përjashtim. Është automjeti i përsosur për një mënyrë jetese aktive, dhe përfaqëson hapin tjetër në planin tonë të transformimit,” tha Håkan Samuelsson, President dhe Drejtor Ekzekutiv, Volvo Car Group.

Teknologji e re komforti dhe sigurie

XC60 e re, një nga automjetet më të sigurta të bëra ndonjëherë, është pajisur plot me teknologji të re. Steer Assist (Asistenti i Timonit) është shtuar tek sistemi novator City Safety. Një sistem i ri sigurie i quajtur Oncoming Lane Mitigation përdor asistentin e timonit për të ndihmuar në zvogëlimin e përplasjeve ballore, ndërsa Sistemi Volvo i Këndit të Verbër (BLIS) përdor tani funksionalitetin e Steer Assist për të reduktuar rrezikun e përplasjeve gjatë ndërrimit të korsisë.

“Ne jemi fokusuar në ndërtimin e një automjeti që mund ti japë kënaqësi të gjithë shqisave tuaja – që nga pamja mbizotëruese e rrugës brenda kabinës së qetë dhe të bukur, tek një ngarje frymëzuese, e sigurtë dhe besimplotë,” tha Henrik Green, Zëvendëspresident i Lartë i Produktit & Cilësisë tek Volvo Car Group. “Ne i kemi kushtuar vëmendje të veçantë bërjes së jetës më të thjeshtë për klientët tanë duke i dhënë atyre komoditete dhe shërbime që heqin bezdinë nga përditshmëria.”

Pilot Assist (Asistenti i Pilotimit), sistemi i avancuar Volvo i ngarjes gjysme-autonome, i cili kujdeset për drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin deri në 130 km/h në rrugët e vijëzuara mirë, ofrohet si opsion në XC60 e Re.

Performanca

XC60 e Re ofron në majë të gamës motorrin Volvo T8 Twin Engine petrol plug-in hybrid që ka fituar shumë çmime, me 407 kf dhe përshpejtim 0-100 km/h në vetëm 5.3 sekonda.

“Ne kemi një gamë të gjerë motorizimesh. XC60 e Re do të lançohet me motorrin D4 me naftë me 190 kf dhe D5 me teknologjinë PowerPulse me 235 kf. Ne gjithashtu kemi motorrin T5 me benzinë me 254 kf dhe T6, i cili në kombinimin e përbashkët të turbos me kompresorin jep 320 kf dhe 400 Nm moment rrotullues,” shtoi Henrik Green.

Por XC60 e Re ofron performancë të shëndetshme jo vetëm nën kofano. Sistemi i ri CleanZone i klimatizimit me katër zona temperature i mban grimcat e dëmshme dhe ndotësit jashtë kabinës, duke dhënë brenda ajër të freskët skandinav.

Oferta Volvo Cars për shërbimet e zbavitjes dhe ndërlidhjes, Sensus, dhe aplikacioni Volvo On Call janë përditësuar grafikisht dhe kanë tashmë përdorshmëri të përmirësuar. Si në automjetet e Serisë 90, është gjithashtu i vlefshëm integrimi i smartfonit nëpërmejt Apple CarPlay dhe Android Auto.



Ndjesi e skalitur

“XC60 është një SUV i projektuar jo për ti parë të tjerët nga lart por për tu ngarë. Pjesa e jashtme ka një skalitje atletike me cilësi delikate, të përjetshme. Pjesa e brendshme është një kompozim plot mjeshtëri i arkitekturës së mirëzgjedhur, materialeve të bukura dhe teknologjisë më të fundit – të gjitha të ndërthurura në mënyrë të përsosur. XC60 ofron një përvojë të vërtetë skandinave, e cila do ti bëjë klientët tanë të ndihen të veçantël,” tha Thomas Ingenlath, Zëvendëspresident i Lartë i Dizajnit tek Volvo Car Group.
 
Prodhimi i XC60 së Re të Volvo Cars është planifikuar për të filluar nga mesi i prillit në Uzinën Torslanda në Suedi.

Shënim për redaktorët: Të dhëna zyrtare të konsumit të karburantit dhe performancës janë paraprake.

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
T: +355697080950 (Shitja)

E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)
T: +355697072755 (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00

SERVIS

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00