MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

28.02.2017

Volvo S90 dhe V90 arrijnë klasifikimin maksimal nga Euro NCAP për sigurinë e këmbësorit nëpërmjet Frenimi Emergjent Auto

Volvo Cars, prodhuesi premium i automjeteve, e ka çimentuar pozicionin e saj mes udhëheqësve të inovacioneve të sigurisë automobilistike me modelet e reja S90 dhe V90, duke qenë prodhuesi i parë i automjeteve që shënon gjashtë pikë të plota në proçedurën e testit për Frenimin Emergjent Autonom per Këmbësorë (AEB Pedestrian) dhe klasifikim të përgjithshëm me 5 Yje për të dy automjetet.

Rezultatet e S90 dhe V90 kalojnë atë më të mirin e modeleve të testuar vitin e kaluar dhe i vendos tani të gjithë Volvot në 3 vendet e para në klasifikimin Euro NCAP të të gjithë kohëve.

Rezultati ndjek gjurnët e XC90, i cili ishte automjeti i parë nga të gjithë prodhuesit që shënonte pikë të plota në testet e përplasjes nga pas automjet – automjet të Euro NCAP për Frenimin Emergjent Autonom (AEB City dhe AEB Interurban). S90 dhe V90 u paraqitën siç pritej në ciklin e testeve të 2017, duke arritur 5 yje të plota, kryesisht në sajë të nivelit të lartë të pajisjeve standarte të sigurisë tek automjetet e reja.

“Ne punojmë shumë që të garantojmë që automjetet tona përmbushin të gjithë kërkesat e sigurisë dhe kalojnë të gjithë proçedurat e testit që agjencitë e klasifikimit zhvillojnë. Fokusi ynë kryesor është, dhe ka qenë gjithmonë, siguria në jetën reale. Sistemet e Frenimit Emergjent Autonom, si sistemi ynë City Safety përfaqësojnë një hap të qartë përpara në udhëtimin tonë drejt automjeteve plotësisht autonome, të cilat ne i shohim si një element kyç për të pakësuar fatkeqësitë dhe dëmtimet në trafik,” tha Malin Ekholm, Drejtor i Qendrës së Sigurisë së Automjeteve Volvo tek Volvo Cars Group.

Suksesi i Volvos në testet e Frenimit Emergjent Autonom janë rezultat i sistemit të avancuar City Safety, i cili është standart tek të gjithë automjetet e reja Volvo. City Safety punon duke identifikuar rreziqet potenciale në rrugë, si automjete, këmbësorë dhe çiklistë në situata të caktuara, ditë e natë.

“Siguria ka qenë prioriteti ynë kryesor tek Volvo Cars. Klasifikimet me 5 yje për S90 dhe V90 dhe pikët maksimale në proçedurat e testimit AEB theksojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar një përvojë ngarjeje të sigurtë, plot besim dhe të kënaqshme me automjetet tona,” shtoi Malin Ekholm.

Testet AEB për Këmbësorët nga Euro NCAP janë krijuar për të kontrolluar performancën e sistemeve të zbulimit të këmbësorëve duke përdorur tre skenarë kalimi rruge, të cilat të gjitha do rezultonin në një përplasje fatale nëse sistemi AEB nuk do ndërhynte. Testet përfaqësojnë situata kritike të zakonshme që në mënyrë frekuente rezultojnë në viktima këmbësorësh në botën reale:

  • Një i rritur ndërpret rrugën nga ana e shoferit
  • Një i rritur futet në rrugë nga ana e pasagjerit (për këtë skenar bëhen dy teste)
  • Një fëmijë del nga hapësira ndërmejt dy automjeteve të parkuara dhe futet në rrugë nga ana e pasagjerit

Volvo Cars ka një vizion që askush nuk do vritet apo dëmtohet rëndë në një automjet të ri Volvo nga viti 2020. S90 dhe V90 janë një provë tjetër e investimeve të vazhdueshme të Volvos dhe përkushtimit në udhëheqjen e sigurisë automobilistike.

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
T: +355697080950 (Shitja)

E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)
T: +355697072755 (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00

SERVIS

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00