MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

30.01.2017

Volvo Cars dëshiron që ju të rizbuloni pasionin tuaj në jetë me V90 Cross Country

Volvo Cars, prodhuesi premium i automjeteve, po sfidon njerëzit të rizbulojnë pasionin e tyre në jetë me fushatën e re V90 Cross Country.

Hulumtimi ndërkombëtar, i ndërmarrë nga Volvo Cars, tregon që globalisht gjashtë nga dhjetë persona duan që të shpenzojnë më shumë kohë në aktivitete në natyrë – me ecjen, vrapimin dhe çiklizmin në krye të listës më popullore. Ndërmjet atyre që ndjehen të pamundur për ti dhënë prioritet hobeve të tyre, 68 përqind treguan që puna u merr shumë kohë në jetën e tyre.

Duke ju përgjigjur këtyre njohurive, fushata e re e Volvo Cars për V90 Cross Country inkurajon njerëzit të rizbulojnë pasionet dhe aventurat e tyre që dikur kanë dashur dhe i kanë dhënë përparësi në jetë.

“Shumica nga ne arrijnë një moment në jetë kur zgjedhim një karrierë përpara të qënit një i apasionuar pas skive apo një sërfist. Për disa njerëz kjo nënkupton humbjen e sensit të aventurës ndërkohë që sistemohen në një jetë të rehatshme. Kjo fushatë na kujton që tani është koha për tu rilidhur me njerëz dhe pasione që i duam kaq shumë dhe të jetojmë plotësisht jetët tona ,” thotë Thomas Andersson, Zëvendëspresident Global Marketing, Volvo Car Group.

Duke u frymëzuar nga filozofi i ndjerë britanik Alan Watts, fushata e re inkurajon njerëzit të rizbulojnë pasionet e tyre të humbura, të rimendojnë prioritetet e tyre në jetë dhe të jetojnë më shumë të tashmen.

“Pa imazhet klishe të terreneve rurale apo aftësitë për rrugë të këqija, V90 Cross Country prezantohet si Automjeti i Ikjes; një mundësues perfekt që ndihmon njerëzit të largohen nga jetët e tyre të zëna për të arritur balancën aq të kërkuar punë-jetë,” thotë Thomas Andersson.

Filmi i fushatës, i xhiruar brenda dhe përqark Vankuver, Kanada, ndjek katër profesionistë biznesi që rilidhen me të dashurit e tyre dhe pasionet e së shkuarës, duke lënë pas qytetin me Volvo V90 Cross Country në udhëtime për sërf, peshkim dhe fotografim natyre.

Imazhi ballafaqohet me fjalimin ikonik “Jeto Plotësisht Tani” të filozofit Alan Watts në vitin 1959, në të cilin ai i dekurajon njerëzit nga të jetuarit për statusin e së ardhmes, dhe në vend të kësaj i inkurajon ata të jetojnë të tashmen dhe të bëjnë më shumë atë që duan. Mesazhi është i qartë: “Nuk Mund të Jetosh Aspak, Nëse Nuk jeton Plotësisht, Tani.”

Alan Watts (1915–1973) ishte një filozof britanik, më shumë i njohur si interpretues dhe popullarizues i filozofisë së Lindjes për një audiencë perëndimore. Në fund të viteve 60, ai ishte bërë një i famshëm i anti-kulturës, i cili udhëtonte gjerësisht për të mbajtur fjalime nëpër SHBA dhe Evropë. Ai shkroi 25 libra dhe biblioteka e tij zanore përmban më shumë se 400 fjalime. Sot, ai ka shumë ndjekës në podcast dhe YouTube me pothuajse dhjetë million shkarkime. Idetë e tij janë veçanërisht popullore në komunitetin e jashtëm global. Trashëgimia e tij menaxhohet nga djali i tij, Mark Watts.

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
T: +355697080950 (Shitja)

E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)
T: +355697072755 (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00

SERVIS

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00