MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

24.11.2016

Shërbimi portier i Volvo Cars do ta bëjë më të lehtë jetën tuaj

Volvo Cars, prodhuesi premium i automjeteve, premton që ju nuk do ju duhet të ndaloni më kurrë tek një stacion karburanti, të shkoni në një lavazh ose edhe të dërgoni automjetin tuaj për servis, me hedhjen në treg të një vargu shërbimesh portiere që do bëhen pjesë integrale e platformës së lëvizshme Volvo On Call.

Volvo po njofton fillimin e një programi pilot në San Francisco, duke synuar treqind pronarë Volvo që ngasin SUV-in XC90 dhe autoveturën luksoze S90. Në një përpjekje për ta bërë jetën e klientëve të saj më të lehtë, Volvo ka bërë kërkime të thella për të përmbushur nevojat e paplotësuara të klientëve.
 
“Imagjinoni të parkoni automjetin tuaj në mëngjes në punë dhe kur të ktheheni për në shtëpi automjetit tuaj ti jenë bërë serviset, të jetë pastruar dhe furnizuar me karburant. Këto janë ato lloj shërbimesh që ne duam ti japim klientëve tanë. Kërkimi ynë tregon që njerëzit harxhojnë orë çdo javë për të kryer këto detyra të vogla – ne duam që këtë kohë t’ja kthejmë shoferëve të Volvos, kështu ata mund të bëjnë diçka më të vlefshme në vend të kësaj,” thotë Björn Annwall, Zëvendëspresident i Lartë, Përvoja Globale e Konsumatorëve tek Volvo Car Group.
 
Kërkimi i Volvo ka treguar që mbi shtatëdhjet për qind e klientëve duan ta kenë në çast furnizimin me karburant, ndërsa pesëdhjet e gjashtë për qind duan që ti merret automjeti për kryerjen e servisit të mirëmbajtjes, dhe dyzet e nëntë për qind duan që ti mundësohet lëvizja e automjetit të tyre në një vend tjetër kur të dëshirojnë.
 
“Qasja jonë është e thjeshtë – ne synojmë ta bëjmë jetën më të thjeshtë duke implementuar teknologjinë më të fundit ndërlidhëse në një aplikacion të lehtpërdorshëm smartfoni. Ne jemi duke ndërmarrë një qasje të hapur dhe të shkathët për këtë dhe mirëpresim bashkëpunimin me partnerë me oferta të reja dhe inovative shërbimi. Ky është vetëm fillimi,” thotë Anders Tylman-Mikiewicz, Zëvendëspresident i Shërbimeve të Ndërlidhjes së Konsumatorëve tek Volvo Car Group.
 
Pronarët Volvo që marrin pjesë në projektin pilot mund të përdorin aplikacionin pilot për të identifikuar shërbimet portiere të vlefshme fare pranë tyre dhe ti porositin nëpërmjet smartfonit të tyre. Kërkesat dërgohen pastaj tek një ofrues i autorizuar shërbimi Volvo, i cili do furnizojë automjetin me karburant, ta dërgojë për të kryer servisin e mirëmbajtjes apo  çdo shërbim shtesë që klienti ka kërkuar.
 
Aplikacioni jep një çelës dixhital njëpërdorimësh, i specifikuar për vendin dhe kohën, dhe e dërgon tek ofruesi i autorizuar i shërbimit. Kur shërbimet janë kryer, automjeti kyçet dhe çelësi dixhital skadon. Automjeti mund të kthehet në vendin ku e la klienti ose të dërgohet në një vend krejt të ri sipas kërkesës së klientit.
 
Rrjeti i laboratorëve inovative dixhitalë të Volvo Cars në Kaliforni, Shanghai dhe Gothenburg po fokusohet në kuptimin e nevojave të bazës në rritje të klientëve të kompanisë në një përpjekje për të zgjeruar më tej vargun e shërbimeve në ofertë. Në sajë të natyrës shkallëzuese të platformës Volvo On Call, shërbime të reja mund të shtohen lehtësisht për të ofruar një rradhë shërbimesh rreth automjetit tuaj që ju kursejnë kohë.

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
T: +355697080950 (Shitja)

E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)
T: +355697072755 (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00

SERVIS

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00