MEKTRIN MOTORS Sh.p.k

Lajmet

06.09.2016

Zlatan Ibrahimoviç u tërhoq nga kombëtarja Suedeze e futbollit me një Volvo V90

Një epokë mbaroi dhe një e re nis, siç Zlatan Ibrahimoviç u tërhoq nga kombëtarja Suedeze e futbollit në një film të ri me një Volvo V90.

Pas 15 vitesh si prezantuesi ideal për kombëtaren e Suedisë, kapiteni i ekipit falenderoi gjerësisht fansat e tij dhe deklaroi që po lunate ndeshjen e tij të fundit me bluzat e verdha. Filmi i ri i kompanise Volvo filmoi këtë moment dhe udhëtimin e tij për Suedi.
 

Në këtë film, Zlatan dhe familja e tij ndërmorën një udhëtim emocional në Volvon e re V90,duke rikujtuar ngjitjet dhe zbritjet në karierën e tij dhe kthimin përsëri aty ku e filloi Malmo,në lagjen Rosengard.
“Të bëje këtë film ishtë emocionuese, por kishte ardhur koha të varja bluzen, dhe tja dorëzoj gjeneratës pasardhëse. Për mua vlen që të shikosh përpara, jo në të kaluarën. Një udhëtim i ri sapo ka filluar për të dy ne, mua dhe Volvon”, u shpreh Zlatan Ibrahimoviç.

Kariera e Zlatan fillon tek Malmo FF në vitet 90’. Sulmuesi Suedez shumë shpejt nënshkroi për Ajax, që shënon dhe fillimin e një kariere të famshme ndërkomëtare që u shtri në top Ligat Europiane si: Itali, Francë dhe Spanjë, duke luajtur për klube prestigjoze si Paris St Germain, Barcelona, Juventus, Inter Milan, AC Milan.

“Ne jemi shumë krenarë që na u dha mundësia të ndajmë me ju këtë moment personal në jetën dhe karierën e Zlatan. Ai është një ambassador i fuqishëm për Suedinë në mbarë gjith botën dhe ai ka treguar që ju mund të vazhdoni të jeni krenar për origjinën dhe vlerat tuaja,” u shpreh Anders Gustafsson, Zëvendës Presidenti i Volvo Car Group, për rajonin e Europes, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Zlatan Ibrahimoviç është fituesi i Guldbollen (Topi i Arte për Suedinë) dhjetë herë, duke përfshirë 9 herë radhazi nga 2007-2015. Kontrata e tij sapo ka mbaruar me Paris St Germain, dhe sapo ka nënshkruar me një tjetër skuadër të madhe, Manchester United.

Pas sukseseve të hershme të filmit të parë Volvo/Zlatan të titulluar “Prologue”, Hans Zimmer kompozitori i mirënjohur mbarkombëtar dhe fituesi i çmimit Academy Award, po punon për filmin e dytë të titulluar “Epilogue”, duke refketuar kështu mbarimin e një historie dhe nisjen e një tjetre.

 

Na kontaktoni

MEKTRIN MOTORS Sh.p.k
Autostrada Durres - Tirane, Km.6, Xhafzotaj, 2019 Xhafzotaj

E: m.kaceli@mektrin.al (Shitja)
T: +355697080950 (Shitja)

E: d.hoxha@mektrin.al (Servis)
T: +355697072755 (Servis)

Orari i punës

SALLONI

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00

SERVIS

E hënë - E premtë:08:00 - 16:30
E shtunë:08:00 - 14:00